Tom Holland dhe Zendaya blejnë vilën luksoze në Londër për 8.25 milionë, paguajnë “cash” dhe përfitojnë ulje prej… Pas 52 vitesh, artistja Lumturije Dhrami ekspozon për herë të parë në Galerinë Kombëtare, punimet e saj retrospektive.
Janë 81 vepra të realizuara nga viti 1962 deri në 1986-n, të cilat sjellin aromën e viteve të shkollës, ato të akademisë në Varshavë, kompozime grafike monumentale, ciklin ‘Grafikë nga Gjirokastra’, nudo të ndryshme dhe disa piktura, pjesë të rëndësishme të krijimtarisë së saj, si e para artiste grafiste e diplomuar në këtë fushë në Shqipëri.
E njohur më së shumti për punën 30-vjeçare si grafiste në revistën “Shqipëria e re”, Lumturije Dhrami shquhet për stilin e saj të veçantë, lirshmërinë, fuqinë artistike dhe rëndësinë që i jep formës në vepër.
“Është një artiste delikate, mjaft interesante në mënyrën sesi e koncepton grafikën, pasi në një nga shkollat më të mira, siç është Akademia polake, në gjininë e grafikës por edhe në pikturë ishte më ndryshe sesa Akademia e Leningradit, ishin më të lirshëm. Nuk ekziston portreti fare, ka vetëm qëndrimin e dy figurave, emocionin që ato japin, mënyra si kompozohet, ndërsa as hundë e as buzë nuk i kemi. Pra ka kapur emocionin e lëvizjes së figurave”, është shprehur Ylli Drishti, kurator i ekspozitës.
Top Channel