Amber Rose dhe Blac Chyna festuan në Trinidad Carnival ditën e hënë dhe për këtë rast ato kishin zgjedhur një palë pantallona shumë të shkurtra, që ia nxirrnin në pah të pasmet e famshme.
32-vjeçarja dhe 27-vjeçarja treguan format duke u ngjitur në skenë në festival dhe duke kërcyer të shfrenuara.
Blac Chyna, e cila u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Austin para dy javësh për shkak të gjendjes së dehur në të cilën ndodhej dhe sjelljes së padisiplinueshme, këtë radhë u soll mirë.
27-vjeçarja, sipas burimeve të “TMZ”, ka diskutuar ashpër më një nga punonjësit e avionit dhe dukej në një gjendje shumë të dehur.
Sipas “TMZ” dhe “People”, Blac Chyna është ndaluar për prishje të qetësisë publike dhe posedim të lëndëve narkotike.
Top Channel