Jay Z nuk e di se çfarë është Snapchat

09/02/2016 00:00

Ai është një nga artistët më të suksesshëm të hip hopit dhe biznesmen, por nuk është shumë familjar me rrjetet sociale.

Jay Z është bërë pjesë e një video në Snapchat gjatë Super Bowl, sipas UsWeekly, bashkë me shokun e tij Usher dhe bashkëshorten Beyonce.

Shefi 47-vjeçar i Tidal, dhe themelues i Roc Nation, dukej mjaft i habitur në kamera, teksa po regjistronin.

Kur Usher i shpjegoi se po filmonin një video për Snapchat, Jay Z përgjigjet: “As që e kam idenë se çfarë do të thotë”. Dhe më pas ngriti supet dhe rregulloi kapuçin që mbante në kokë.

Top Channel