Tom Holland dhe Zendaya blejnë vilën luksoze në Londër për 8.25 milionë, paguajnë “cash” dhe përfitojnë ulje prej…
Irina Shayk ka qenë gjithmonë në qendër të mediave, kjo për shkak të angazhimeve të saj në botën e modës, por edhe për jetën personale të saj. Bukuroshja ruse i dha fund lidhjes me aktorin e njohur amerikan, Badley Cooper.
Arsyeja e ndarjes së Cooper me Shayk ishte e njëjtë sikurse e një viti më parë, kur Irina dhe ylli i Realit, Cristiano Ronaldo i japën fund marrëdhënies së tyre 5-vjeçare.
Bradley kishte vendosur të kalonte periudhën e festave me nënën e tij dhe Irinën, por debatet mes këtyre dy të fundit kishin nisur menjëherë, sapo kishin detyruar edhe aktorin të gjente zgjidhje duke i thënë lamtumirë 30-vjeçares.
Ndërkohë, edhe raportet mes Irinës me nënën e Ronaldos ishin po aq të acaruara. Burimet rrëfyen se Cristiano e Irina u ndan pasi kjo e fundit nuk pranoi të merrte pjesë në festën e ditëlindjes së Maria Dolores dos Santos Aveiro, nënës së sulmuesit.
Pra, tashmë është e qartë, Irina nuk që të ketë një vjehërr ose është thjesht mënyra e saj për t’i dhënë fund një lidhje duke prekur të dashurin aty ku nuk mban.
Top Channel