Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje Në politikën gjermane, prej muajsh nuk ka temë tjetër përveç asaj të refugjatëve. Se në çfarë nivelesh ka mbërritur indinjata në vend, këtë e dëshmoi deklarata e Frauke Petry, lidere e partisë anti-emigrantëve, Alternativa për Gjermaninë, AFD.
Ajo tha se rojet kufitare duhet “të parandalojnë me çdo kusht kalimin e paligjshëm të kufijve dhe, po qe e nevojshme, të përdorin edhe armët e zjarrit”.
Kjo është ideja e saj për të frenuar hyrjen e klandestinëve e të atyre që nuk gëzojnë të drejtën e azilit. Në Europë, një propozimi të tillë debat-ndjellës nuk i mungojnë mbështetësit.
Ka plot njerëz që mendojnë se kërcënimi i armëve mund ta dekurajojë vërshimin e emigrantëve në kontinentin e vjetër. Në Gjermani megjithatë, deklarata e Petry ngjalli reagime të ashpra.
Zevendëskancelari, njëkohësisht lider i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel i tha së përditshmes Bild se drejtuesve të AFD-së nuk i duhet lejuar të flasin në mediat publike.
“Me ata më mirë të merren shërbimet e sigurisë”, u shpreh numri dy i qeverisë gjermane. Çka do të thotë se duhen trajtuar si neo-nazistët: të mbahen vazhdimisht nën mbikëqyrje.
Gabriel kujtoi se kjo nuk është e vetmja kërkesë e çuditshme e Petry, që i ka ftuar më parë gratë gjermane të sjellin në jetë më e pakta tre fëmijë.
Komentet e saj i dënuan edhe shumë politikanë të tjerë si dhe krerët e policisë, kjo edhe për faktin se një ftesë e tillë nuk vjen nga një militante e izoluar.
Sondazhet e fundit të opinionit e projektojnë AFD-në si partinë e tretë më të rëndësishme në vend, duke i dhënë ndërmjet 10 dhe 12% të preferencave, një rritje e jashtëzakonshme për këtë forcë politike që i detyrohet pikërisht pozicionit të saj kundër emigrantëve.
Top Channel