Orteku i fuqishëm i merr jetën 10 personave, mes viktimave edhe alpinisti që vendosi rekord botëror Ahmad Farid pretendon se është 16 vjeç, por duket më shumë se 18. Që Saad Alsaud nuk është 14, siç thotë, këtë e tregon qartë fotoja e afganit të rrethuar nga disa fëmijë në Suedi, ku ka kërkuar azil si jetim. Saadi mund të ishte fare mirë babai i tyre.
E fundit është fotografia e Youssaf Khaliif Nuur, i cili hiqet si 15 vjeç, e për t’u dukur më i vogël ka hequr mjekrën e mustaqet. Bëhet fjalë për autorin e ngjarjes tronditëse të disa ditëve më parë, kur punonjësja 22-vjeçare e një qendre pritjeje për azilkërkues në këtë vend, gjeti vdekjen nga dora e tij.
Përmes publikimit të këtyre fotove, pas “dritës jeshile” të dhënë nga qeveria, media suedeze kërkon të ilustrojë me shembuj konkretë pasojat e politikës së pranimit pa filtra të emigrantëve jetimë.
Vendi sot, sipas kritikëve, është mbushur me “minorenë të pashoqëruar”, një pjesë e të cilëve janë mashtrues. Padyshim, nuk është e lehtë të mos simpatizohen të miturit, që e gjejnë veten mes “lumit” të emigrantëve që kanë vërshuar në Europë.
Por ama një i rritur që hiqet si adoleshent, vetëm për të përfituar nga avantazhet e një sistemi liberal, është krejt gjë tjetër, argumentojnë mediat, që publikuan fotot e “gjoja” të rinjve, duke u kujdesur të tregojnë gjithashtu sesa bujar është shteti me këtë kategori refugjatësh, të cilëve u rezervon strehim të menjëhershëm falas dhe një pagesë “cash”prej 200 eurosh në muaj.
Tre të katërtat e të miturve e marrin lejen e qëndrimit, çfarë u lejon që më vonë të tërheqin edhe familjarët e tyre. Rregullat suedeze të të drejtave të njeriut nuk e lejojnë verifikimin fizik të emigrantëve, me qëllim përcaktimin e saktë të moshës së tyre, pasi procedura të tilla cilësohen si të padrejta, të dyshimta e shqetësuese për individin.
Top Channel