Vajza zëvendëson Dr. Florin, këndon me grupin “West Side Family”

25/01/2016 00:00

Emocione të shumta dhuroi mbrëmë nata final e “Në 1 javë” e transmetuar në Top Channel, ku fitues ishin spikeri Isli Islami dhe Hueyda El Saied.

Performacat e pjesëmarrësve ishin mbresëlënëse në përgjithësi, por një nga ato që emocionoi më tepër të pranishmit, por edhe teleshikuesit ishte momenti kur vajza e Doktor Florit, Kaltrina Kondi, ka zëvendësuar të atin, duke kënduar me grupin “West Side Family”, në performancën në të cilën ishte konkurrent Landi Hysa.

Vajza e vogël i ishte përshtatur edhe në veshje stilit të djemve, ndërsa ka kënduar një ndër këngët më të njohura ku pjesë e grupit atëherë ishte edhe babi i saj, tashmë i ndarë nga jeta.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel