“E bukura dhe bisha”, në një tjetër version

25/01/2016 00:00

Komentet online mund të jenë mizore, por një adoleshente në Britani nuk ka menduar kaq gjatë teksa për të treguar “fuqinë e make-up”, ajo postoi në rrjetet sociale disa selfie të cilat u shoqëruan me komente nga më të rëndat.

Maisie Beech, 19 vjeçe nga Uellsi, postoi disa selfie të fytyrës së saj gjysma e së cilës me make-up e gjysma tjetër natyrale. 

Fotot e saj u përhapën me shpejtësi dhe reagimet ishin kryesisht negative, duke e zhgënjyer këtë 19-vjeçare. Në shumë komente fotot cilësoheshin si të frikshme dhe neveritëse, ndërsa kishte edhe nga ata të cilët shkruajtën se vajza ishte me kancer.

Vajza është shprehur se ka mbetur e tronditur nga komentet e shumta negative, ndërsa shprehet se është mirënjohëse ndaj atyre që bënë komente pozitive. “Doja të tregohesha realiste për atë që ndryshon “make-up” te mua, megjithatë shumica e keqkuptoi këtë gjë”. 

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA