ABBA ribashkohen…jo për të kënduar

21/01/2016 18:30

Janë njëri prej grupeve me të suksesshme komerciale në historinë e muzikës dhe hitet e tyre u kanë mbijetuar pesë dekadave.

Keni dëgjuar për grupin ABBA? Janë themeluar në vitin 1972 nga katërshja suedeze, Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad. Brenda tri viteve pushtuan botën me muzikën e tyre dhe ngjitën shumë shpejt shkallët duke u bërë grupi komercial më i suksesshëm në gjithë historinë muzikore.

“Mamma Mia”, “Dancing Queen”, “Take a chance on me”, “Money, money, money”, “Knowing me knowing you” dhe “The winners take it all” janë këngët e tyre hit që janë dëgjuar me miliona herë, fillimisht me kaseta, më pas me disqe e tashmë edhe përmes internetit.

Por si duken ata sot? Hera e fundit që grupi u bë bashkë (jo për të kënduar edhe njëherë) ishte viti 2008-të me rastin e premierës së filmit Mama Mia, ku luan e famshmja Maryl Streep.

Që prej asaj kohe kanë kaluar thuajse 8 vite dhe ABBA-t janë bërë sërish bashkë, këtë herë në Stockholm.

Agnetha, 65 vjeç, Bjorn 70, Benny 69, dhe Anni-Frid 70, i ribashkoi ceremonia e hapjes së një restoranti të famshëm në kryeqytetin suedez…dhe ja si duken ata sot.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA