“Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi dhe degradimi”/ Rama: Kur mbillnim një pemë në Tiranë, njerëzit mblidheshin sikur po jepnim shfaqje Partia Demokratike, me anë të një deklarate të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ka akuzuar Ardian Çelën, administratorin e OSHEE-së, se ka gënjyer për të ardhurat e vitit të kaluar.
“Shkresat zyrtare hedhin poshtë gënjeshtrat e kapobandës së OSHEE për të ardhurat në vitin e kaluar, të cilat nuk janë 59.4 miliardë lekë sa thotë “bleta” e Ramës, por janë 54.2 miliardë. Ky është një mashtrim i përsëritur. Edhe një vit më parë është mashtruar me rritjen e të ardhurave, duke i deklaruar 16.5 miliardë lekë, kur në fakt ishin më pak se gjysma, 7 miliardë lekë. Gënjeshtrat me miliarda lekë janë provë e vjedhjeve, e hajdutërisë, e korrupsionit, janë një përpjekje mjerane për të ushqyer propagandën e sukseseve të paqëna të Edi Ramës”, theksoi Duma.
“Ky mashtrim bëhet nga OSHEE-ja, nga banda e Edi Ramës që u merr jetën të pamundurve, me arrogancë e me kërbaç, që shpërndan në mënyrë korruptive e klienteliste qindra milionë euro, paratë e gjakut të shqiptarëve, në xhepat e deputetëve e carapulëve të Edi Ramës. Të dashur qytetarë, ju e keni në dorë, të gjithë së bashku e kemi në dorë t’i japim fund mashtrimeve dhe vjedhjeve të OSHEE-së, Ardian Çelës dhe shefit të tij Edi Rama, duke afruar ditën kur ai do të mbajë përgjegjësi deri më një para ligjit, për korrupsionin, dhunimin e të pamundurve dhe vjedhjet skandaloze me paratë e gjakut të shqiptarëve”, shtoi Grida Duma.
Top Channel