Ministria e Brendshme, Ilir Marko emërohet zv.ministër
20/01/2016 00:00
Ministria e Brendshme do të ketë tashmë tre zëvendësministra. Përveç Elona Gjebreajt, dy emrat e rinj janë Stefan Çipa dhe Ilir Marko.
Ilir Mustafaraj është liruar nga kjo detyrë për shkak të daljes në pension.
Stefan Çipa ka qenë më parë në postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa Ilir Marko deri më tani ka qenë drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Brendshme.
Top Channel