Reshjet e ditëve të fundit përmirësojnë bilancin energjitik në vend

11/01/2016 19:00

Sasia e reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit ka dhënë efekte pozitive në përmirësimin e bilancit energjitik në vend.

Sipas KESH, niveli i Fierzës është rritur me 8 metër, krahasuar me datën 31 dhjetor, duke shënuar 283.78 m, ndërsa prurjet janë 500 m3/sek.

Në Koman niveli i ujit është 175.20 m, me prurje anësore rreth 410 m3/sek, kurse në Vaun e Dejës 75.79 m, me prurje anësore rreth 100 m3/sek.

Pavarësisht shtimit të prurjeve, KESH vazhdon të mbajë të ndërprerë punën në Fierzë, me qëllim akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjitike. Ndërsa në Koman dhe Vaun e Dejës po punohet me të gjithë agregatët e mundshëm.

KESH ka reduktuar me 75% importin e energjisë duke grumbulluar 244,000 MW rezervë energjitike, 31,120 MW janë shkëmbyer me Koorporatën Elektroenergjitike të Kosovës, ndërsa 12,250 MW kanë zëvendësuar sasinë e energjisë që ishte kontraktuar për t’u importuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA