Tom Holland dhe Zendaya blejnë vilën luksoze në Londër për 8.25 milionë, paguajnë “cash” dhe përfitojnë ulje prej…
Ana Ivanovic dhe Bastian Schweinsteiger duket se këtë vit do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në martesë.
Ajo që ka folur për një event të tillë është fituesja e Australian Open në tenis, gjermania Angelique Kerber, bashkëkombase e Schweinsteiger dhe mike e ngushtë me Ana Ivanovic.
“Ana dhe Bastian më dërguan foto dhe festuan triumfin tim në Australian Open”, deklaroi Kerber. “Ata janë fantastikë. Jam shumë e lumtur që do të martohen”.
Lidhja mes Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic ka nisur në vitin 2014 pas përfundimit të Botërorit të Brazilit. Në atë kohë, mesfushori i Manchester United i dha fund historisë së tij 6 vjeçare me modelen Sarah Brandner për të nisur atë me tenisten bukuroshe serbe.
Top Channel