Reshjet, dëme në Peshkopi; përrenjtë bllokojnë rrugët

08/01/2016 09:50

Janë 4 fshatra të njësisë administrative Melan, Qarku Dibër, që janë në mëshirë të fatit sa herë që ka reshje të dendura shiu.

Pikërisht Bellova, Rabdishti, Cerjani dhe Zagradi. Rruga që të çon në këto fshatra kalon në një nga përrenjtë më të rrëmbyeshëm të Dibrës.

Reshjet e ditëve të fundit dhe prurjet e mëdha të përroit të Peshkopisë kanë bllokuar qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave. Janë 260 familje peng i një ure që do të mundësonte qarkullimin normal të banorëve të zonës.

Për 2 ditë, fëmijët e zonës që ndjekin mësimet pranë shkollave të mesme Peshkopi nuk arijnë të kthehen në shtëpi dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare nuk arrijnë të shkojnë në mësim.

Ndërkohë, prurjet e mëdha në lumin Drin kanë përmbytur 100 hektarë tokë në fshatin Brezhdan që janë të përmbytura.

Kjo zonë është nga më pjelloret në Peshkopi dhe fermerët dëmtohen sistematikisht sa herë ka reshje dhe prurje të larta në lumin Drin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA