“Më tha do të të zhduk, dëshmitarë ishin edhe Arbri dhe Monika”, Ilir Vrenozi tregon përplasjen me Mirin: Ndërhynë edhe badiguardët
David Beckham është një ndër 25 artistët që ka pozuar për koleksionin e 25 artistëve më të mirë në botë ku përfshihej Damien Hirst, Annie Leibovitz dhe Tracey Emin, por fotografitë e ish-futbollistit janë përzgjedhur për t’u vendosur në ankand, të ardhurat e të cilave do të dhurohen për bamirësi.
Ankandi pritet të zhvillohet më 27 shkurt dhe fitimet do i shkojnë “The David Beckham UNICEF Fund” dhe “Positive View Foundation”.
“Prania e tij është kudo: Ai është i lumtur që është ikonë për djemtë, i preferuari i adoleshentëve, zëdhënës i sportit dhe ambasador i UNICEF”, ka thënë Kathy Adler, menaxherja e David Beckham.
“Ne kemi bërë një përpjekje tjetër për të mbledhur para, shpresojmë që këto foto artistike të kënë vlerësim maksimal”, përfundon Kathy.
Top Channel