“Fal pak dashuri” për Vit të Ri

31/12/2015 00:00

Ermal Mamaqi ka publikuar me rastin e Vitit të Ri këngën e tij më të re që titullohet “Fal pak dashuri”.

Këngëtari i famshëm i bën thirrje njerëzve që të bëhen më të dashur në këtë ditë, qoftë edhe duke dërguar një mesazh “copy-paste” nga viti i kaluar.

“Mjafton nje xhest i vogël për t’u kujtuar, sms “copypaste” nga viti kaluar, bëhu pak më i dashur këtë vit të ri, fal pak dashuri, fal pak dashuri”, është refreni i kësaj kënge.

Top Channel