Aretha Franklin bën të qajë Presidentin Obama

30/12/2015 21:40

Në fundin e vitit 2015, ishte pikërisht vokali brilant i Aretha Franklin që bëri Presidentin amerikan Barack Obama të shpërthente në lot.

Interpretimi i 73-vjeçares solli pas në kohë të gjithë personalitetet që ndodheshin të pranishëm në vitin e 38 të ndarjes së çmimeve “Kennedy Center Honors” dedikuar emrave që kanë kontribuar në kulturën amerikane.

“Natural Woman” është hit i vitit 1968, por që i ka rezistuar të gjitha kohërave.  Diva legjendare, teksa e performoi këngën e saj edhe me piano, konfirmoi edhe njëherë faktin se vijon të jetë mbretëresha e muzikës “soul”.

Top Channel