Vritet në Turqi aktivisti anti- ISIS

28/12/2015 00:00

Një aktivist anti-ISIS është qëlluar për vdekje në mes të ditës në Turqi. Nga sa tregojnë raportet e deritanishme, për vrasjen e regjizorit Naji Jerf është përdorur një pistoletë me silenciator.

Ngjarja ndodhi në qendrën e qytetit Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë. 38-vjeçari ishte pjesë e grupit “Rakaja po masakrohet në heshtje” RBSS, i cili përbëhet nga gazetarë që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre për të raportuar mbi abuzimet e Shtetit Islamik.

Ai është i dyti anëtar i organizatës i ekzekutuar brenda disa javësh. I pari ishte Ahmad Mohammed al-Mousa, i vrarë në Siri. Jerf njihej si kritik i hapur i Isis-it e ishte regjizori i dy dokumentareve më të fundit mbi grupin ekstremist, një nga të cilet përqëndrohej tek vrasja e aktivisitëve siriane në Alepo, ndërsa tjetri tek veprimtaria e RBSS-së. 38-vjeçari ishte baba i dy vajzave të vogla. Një mik i tij thotë se familjes së regjizorit i ishte aprovuar azili në Francë dhe po përgatitej që këto ditë të udhëtonte drejt Parisit.

Top Channel