Kim Kardashian ndan me fansat kopertinat më të mira të vitit

28/12/2015 00:00

Kim Kardashian i ka bërë një përmbledhje të plotë vitit 2015 që po lëmë pas.

Pasi zgjodhi fustanet e preferuara të këtij viti dhe më pas “tweet”-et e preferuara (të gjitha i gjeni në faqen e saj zyrtare kimkardashianwest.com), 35-vjeçarja zgjodhi edhe kopertinat më të arrira ku ka pozuar ajo vetë.

Të dielën, Kimi listoi disa, ku përfshihej edhe një nga kopertinat më seksi, ajo e revistës “Rolling Stone” (muaji korrik), ku nëna e dy fëmijëve ka nxjerrë në pah “ballkonin” e famshëm.

Bashkëshortja e Kanye West ka pozuar këtë vit për revista si Vogue, Elle dhe Cosmopolitan.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel