Sonte, gjysmëfinalja e MasterChef Albania

25/12/2015 00:00

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në ekran, të premteve mbrëma, sfida e sotme në MasterChef do të mbahet jashtë kuzhinës më të dashur të shqiptarëve.

Gjysmëfinalja do t’i gjejë Arbrin, Ervinin, Laurelin dhe Majonën, 4 gjysmëfinalistët, në bordin e një trageti gjigant, për një provë vërtet të paharrueshme për ta.

Sonte, secili prej tyre do të gatuajë një meny të veçantë, ku të ftuarit e mbrëmjes do të jenë 10 shefa të mirënjohur shqiptarë e të huaj.

Për herë të parë një provë, që do të zhvillohet e gjitha në det, teksa trageti i linjës Durrës-Bari është gjatë gjithë kohës në udhëtim.

Do të jetë një provë plot batica e zbatica për konkurrentët tanë, e cila në fund do të mbyllet me lajmin e bukur të dy finalistëve të këtij sezoni.

Cilët do të jenë ata? Na ndiqni sonte, nga ora 21:00!

FOTO GALERI
1/2

Top Channel