Rrëfimi shokues i Lawrence: Jam rritur me minjtë

25/12/2015 00:00

Protagonistja e filmit “Hunger Games”, Jennife Lawrence, ka treguar se në apartamentin në Nju Jork ku ajo jetonte ishte e rrethuar nga minjtë derisa në moshën 14-vjeçare vendosi të largohej për të nisur karrierën e saj si aktore.

“Jam rritur e rrethuar me minj dhe ka qenë një kohë shumë e vështirë për mua. Arrita deri në ata pikë sa sinqerisht ndaja ushqimin tim me minjtë. Nuk kisha asnjë kokërr leku. Pra nëse miu kishte ngrënë bukën time, në fillim më neveritej dhe e hidhja të gjithë bukën por më vonë unë thjesht hiqja atë pjesën ku miu kishte ngrënë dhe e haja”.

Bukuroshja 25-vjeçare ka rrëfyer gjithashtu se edhe pse në fillim i kishte neveri ato krijesa, më pas u dëshpërua kur iu desh t’i linte për të vazhduar rrugën e saj të gjatë në kinematografi.

Top Channel