Zhbogar: Të respektohet vendimi i Kushtetueses për asosacionin
24/12/2015 10:00
Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për asosacionin, është shprehur përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Ai ka kërkuar që akti ligjor i qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj marrëveshje dhe statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë.
Sipas një komunikate të zyrës së BE-së në Kosovë, Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.
Top Channel