Komiteti Ungjillor uron Krishtlindjen: Pranoni dhuratën e qiellit

24/12/2015 00:00

Urimeve për Krishtlindje u është bashkuar edhe kryetari i Komitetit Ungjillor Shqiptar, Ali Kurti.

“Në emër të vëllazërisë ungjillore të Shqipërisë përshëndes të gjithë shqiptarët me mesazhin hyjnor të ëngjëjve dhënë në Krishtlindjen e parë: shqiptarë, mos u druani, sepse po ju jap një gëzim të madh: sot në qytetin e Davidid lindi për ju një sundimtar, Krishti, Zoti”, është shprehur Kurti.

“Krishti erdhi me dritën e tij në këtë botë të mbuluar nga errësira të shpëtojë mëkatarët, të na ndriçojë rrugën ku duhet të ecim, për të na risjellë sërish në shtëpinë e Atit. Prandaj, shqiptarë, zgjasni duart drejt tij, pranoni dhuratën e qiellit. Kjo dhuratë është ende sot duke pritur për ju. Krishtlindje të gëzuara”, uroi Kurti.

Top Channel