Me rastin e Krishtlindjes, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka bërë një urim për të gjithë besimtarët e krishterë.
“Shqetësimi, dhimbja dhe frika janë përhapur në jetën tonë. Brenda këtij trazimi, Krishtlindja vjen si një dritë ngushëllimi, paqeje dhe shprese. E reja tronditëse që na thekson e kremtja e Krishtlindjeve është se Perëndia jo vetëm që është i pranishëm në botë, por se biri dhe fjala e tij u mishërua, mori natyrën njerëzore, merr pjesë në historinë e njerëzimit. Ky zbulim e dallon besimin e krishter nga çdo fe tjetër”, është shprehur Janullatos.
“Vëllezër dhe motra, të lutemi që Perëndia të na japë fuqi që të mos përkulemi e të mos epemi nga hidhërimet e vuajtjet në rrugën tonë. Dhe le të na dhurojë hirin e tij, që sprovat tona të transformohen në pjekuri shpirtërore. Krishtlindje të bekuara dhe një Vit të Ri të mbarë. Për shumë vjet”, uroi Janullatos.
Top Channel