Dritën fal – Urimi i Top Medias për festat

24/12/2015 00:00

Siç është bërë traditë, stafi i Top Medias ka përgatitur këngën përshëndetëse për shqiptarët kudo që ndodhën me rastin e festave të fundvitit.

Ajo është “Dritën fal”, versioni i shqipëruar i këngës së Michael Jackson “Heal the world”, e cila përcjell një mesazh të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë.

Ne ju ftojmë ta ndiqni këngën si dhe prapaskenat e xhirimit të saj, ndërsa me buzëqeshjen dhe mirësinë si kryefjalë, Top Media ju uron festat!

Top Channel