Rihanna, futi në sherr Ritën me Jay Z

23/12/2015 00:00

Rita Ora tronditi botën e muzikës javën e kaluar kur vendosi të hyjë në një beteje juridike me Jay Z. Mirëpo, mbrapa gjithë kësaj “lufte” duket se qëndron Rihanna, një këngëtare që asnjëherë nuk e ka dashur Ritën.

“The Sun” raporton se Rihanna ka shfrytëzuar influencën e saj për të penguar rritjen në karrierë të këngëtares me origjinë shqiptare, duke bërë që Rita të mos shihet me prioritet nga studioja “Roc Nation”.

Situata erdhi në pikën kritike kur Ora kuptoi se të gjitha këngët që duhej t’i ofroheshin asaj për albumin e dytë, fillimisht i ishin ofruar Rihannas, ndërsa kjo e fundit, edhe pse nuk i pranonte ato, i mbante “peng” me muaj.

“Rihanna asnjëherë nuk ka pasur simpati për Ritën dhe ka përdorur ndikimin që ka brenda studios për t’i hapur probleme. Këngët që ishin krijuar për Ritën automatikisht i ofroheshin Rihannas, e cila i mbante me muaj përpara se të vendoste që nuk i donte”, citon një burim pranë studios nga “The Sun”.

Një tjetër situatë kur studio nuk ka bërë asgjë për Ritën, ishte momenti kur ish-i i saj, Calvin Harris ia ndaloi këngët që i kishte bërë për 25-vjeçaren që t’i bënte pjesë të albumit më të ri.

Këto janë arsyet se pse Rita dhe Jay Z së bashku me studion “Roc Nation” takimin e radhës do ta kenë në sallën e gjykatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA