Punime në nënstacion, kufizime të energjisë në disa zona të Tiranës

23/12/2015 09:45

Disa zona në Tiranë do të kenë kufizime të energjisë elektrike për shkak të disa punimeve të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

OSHEE bën të ditur se ditën e mërkurë nga ora 1.30- 13.30 do të jenë pa energji këto zona: Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Spitali Ushtarak, rr.”Besa”, rr. “5 Maji”, rr e Dibrës (zona pranëElektro Mjekësores), televizionet brenda territorit të Kinostudios, Concord, Bathore, reparti Ushtarak 1006.

OST do të kryej punime për vendosjen e çelësave të rinj 20 kv, në kuadër të investimeve që po kryhen në nënstacionin Tirana 1.

Zonat që mbeten pa energji janë: Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Spitali Ushtarak, Privat( Edil Centro, Univers AL), rr.”Besa”, rr. “5 Maji”, rr e Dibrës (zona pranëElektro Mjekësores), televizionet brenda territorit të Kinostudios, Concord, Bathore, reparti Ushtarak 1006

Top Channel