Dita e 132-të e tubimit në Tiranë, protestuesit kundër reformës territoriale të votuar në Kuvend
09/10/2026 21:15
Në Tiranë është zhvilluar dita e 132-të e protestës kundër klasës politike, ku këtë herë në fokus të fjalimeve ishte edhe reforma territoriale e votuar në Kuvend.
Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj reformës dhe përsëritën kërkesat për ndryshime në qeverisjen e vendit.
Gjatë fjalimeve, ata theksuan se do të vijojnë protestën, ndërsa në përfundim marshuan në rrugët e kryeqytetit.
Top Channel