Zaganjori: Legjislacioni për pronat, kontradiktor. Bëhen ndryshime ligjore çdo vit

22/12/2015 11:10

Gjykata Kushtetuese ka botuar përmbledhjen e vendimeve për çështjet e pronës nga viti 1993-2015. Gjatë ceremonisë së publikimit, kreu i Gjykatës së Lartëm Xhezair Zaganjori ka deklaruar se legjislacioni për pronat është mjaft kontradiktor dhe se ndryshime ligjore bëhen nga viti në vit.

Ai ka vlerësuar kontributin e Gjykatës Kushtetuese në gjithë këto vite në fushën e njohjes dhe garantimit të pronës, duke përmendur edhe vështirësitë që janë hasur gjatë diskutimeve për marrjen e vendimeve.

“Gjykata Kushtetuese në kuadër të kësaj problematike që ka lindur në raportet me konventën, po dhe detyrimin kushtetues është investuar mjaft herë për të dhënë mendime lidhur me garantimin e kësaj të drejte shumë të rëndësishme. Vendimet e saj sigurisht që konstatohet dhe nga ky botim, debati që është zhvilluar ka qënë shumë i vështirë”, ka deklaruar zoti Zaganjori.

Kreu i Gjykatës së Lartë e ka vlerësuar këtë botim mjaft të rëndësishëm edhe për debatin shkencor, të cilin e ka quajtur të munguar në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA