Gjyqi, imamët e vetëshpallur braktisin sallën; dështon seanca

22/12/2015 12:05

Ka dështuar seanca e radhës ndaj imamëve të vetëshpallur, të akuzuar për rekrutim të luftëtarëve për të luftuar pranë ISIS në Siri dhe Irak.

Këtë të martë, imamët kanë braktisur sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, pasi relatorët e çështjes kanë refuzuar pranimin e kërkesës së tyre.

Kjo e fundit konsistonte në ndryshimin e masës së sigurisë dhe shpalljen e pavlefshme të akteve për shtyrjen e afatit të hetimit.

Gjithashtu, togat e zeza kanë vendosur për largimin e kamerave televizive për motive sigurie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA