Rama dhe Balla depozitojnë në Kuvend kërkesën për ndryshime në ligjin e medaljeve

21/12/2015 11:00

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla kanë depozituar në Kuvend kërkesën për ndryshime në ligjin e medaljeve.

Rama dhe Balla kërkojnë heqjen e medaljeve për ish-anëtarët e Byrosë Politike.

Gjithashtu, kanë kërkuar heqjen e medaljeve dhe për drejtuesit e makinerisë kriminale të komunizmit.

Të enjten e kaluar, Parlamenti nisi me tensione pas kërkesës së PD-së për mbledhjen e grupit të saj. Edi Paloka bëri të ditur qëndrimin e marrë në këtë mbledhje që brenda seancës së asaj dite, të mblidhej një komision dhe të hartohej një rezolutë për tërheqjen e medaljeve.

“Të kërkojë heqjen e menjëhershme të këtyre dekoratave që ka dhënë kjo qeveri për kriminelët e komunizmit, heqjen e menjëhershme të atyre që dihet se kanë lyer duart e tyre në gjakun e qytetarëve të pafajshëm për këto, meqënëse dhe kryeministri juaj na doli dhe bëri të paditurin për këtë çështje, le ta tregojë vullnetin sot dhe të bashkohet me opozitën, dhe meqë Parlamenti nuk ka seanca të tjera që mund ta kryejmë këtë akt madhor u kërkojmë që sot të ngrihet një grup të përgatisi rezolutën që të miratohet sot”, tha Paloka.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA