Nishani dekreton ndryshimet kushtetuese dhe dekriminalizimin

21/12/2015 13:40

Katër ditë pas miratimit në Kuvend Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar menjëherë ligjin për dekriminalizmin dhe ndryshimet kushtetuese në funksion të këtij ligji.

Por në fakt edhe pse dekretimi është përë publik këtë të hënë, sipas dekretit, firma e kreut të shtetit është hedhur që në 18 dhjetor.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Presidencës, thuhet se “Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit”, për ndryshimet kushtetuese.

Presidenti ka hedhur firmën edhe mbi ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur gjerësisht si dekriminalizimi.

Top Channel