Reforma territoriale/ Selenica kundërshton bashkimin me Vlorën, Këshilli Bashkiak del me qëndrim të unifikuar
Pas akuzave dhe kundërakuzave, Partia Demokratike ka reaguar sërish gjatë së dielës për Martin Cubin, duke thënë se ai e ka pranua që është autor i një vrasje, ndërsa Rama e mbron atë me fanatizëm.
Në deklaratën e lëshuar thuhet se Rama po merr në mbrojtje skemën e tij që e ka vënë në funksion tashmë, duke strehuar në parti shumë prej drejtuesve, funksionarëve, deputetëve me të shkuar kriminale, që ai u hapi dyert dhe i promovoi.
“Ajo çfarë po dëshmon Edi Rama, edhe pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, është një inkriminim i ri, kësaj radhe i partisë, të cilën po e mbush me banditë e trafikantë për ti ndërsyer nesër kundër votës së qytetarëve. Partinë Socialiste të Lezhës, Ndokajve, Partinë Socialiste të Kurbinit, Prengajve, Partinë Socialiste të Krujës Bushit, e kështu me radhë”, thuhet nga PD.
Partia Demokratike thotë se dha shembuj para zgjedhjeve lokale, por gjithashtu ka ngritur prej tre muajsh në selinë e saj, komisionin e integritetit të figurave që drejtohet nga doktor Halim Kosova.
Më tej në deklaratë PD ngre tre pyetje për Kryeministrin Rama në lidhje me rastin “Cubi”: “Përse zgjodhe t’i përfaqësosh socialistët e ndershëm të Shkodrës me një person të mirënjohur si problematik e që ka kryer me dorën e tij një vrasje, ndërsa ai mund të ishte një mjek, një inxhinier, një jurist, profesor, një mësues, apo një person me integritet që këtij qyteti nuk i mungojnë? A keni dijeni së vëllai i madh i Cubit që i keni besuar partinë në Shkodër ka vrarë një sportist në këtë qytet, dhe vëllai i vogël ka vrarë dhe e kanë vrarë? Meqë e keni kaq përzemër Cubin, a mund ti thoni publikut z.Rama, me çfarë shume e bleu ai pafajësinë pas vrasjes, me 70 mijë apo me 80 mijë euro?”.
Top Channel