
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Vatikanit për t’i njohur mrekullinë e dytë Nënë Terezës.
“Ka ndodhur ajo që e shpresonin, prisnin dhe besonin shumë njerëz: Nënë Tereza është në rrugën e Shenjtërimit. Ati i Shenjtë ka njohur mrekullinë e një shërimi të pamundur që ka kryer Nëna e Madhe”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e kreut të Kuvendit.
“Ky është një çast emocionues, është një moment reflektimi për çfarë mund të bëjmë të gjithë më mirë, për të gjetur forcën e faljes dhe për të falur forcën e gabuar, për të vënë pranë mendjes edhe zemrën kur merren vendime që prekin mendje dhe zemra të tjera”, vijon deklarata.
Sipas kryeparlamentarit shqiptar, Nënë Tereza ka afruar krenarinë e pafundme e të qenit shqiptar sepse duke e bërë gjithë botën më të mirë.
Top Channel