Will Smith: Fëmijët nuk më dëgjojnë prej kohësh

18/12/2015 00:00

Këshillat e Will Smith si një baba duket se kanë rënë në vesh të shurdhër së fundmi. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori ka treguar se fëmijët e tij, Trey, Jaden dhe Willow, kanë kohë që nuk marrin këshilla nga prindërit.

“E dini, unë kam 3 fëmijë të moshave 23, 17 dhe 15-vjeç, kështu që ata kanë kohë që nuk më dëgjojnë”, ka thënë Smith për “usmagazine.com”.

Aktori gjithashtu ka folur edhe për filmin e tij të fundit, në të cilin luan rolin e Dr. Bennet Omalu, një patolog i cili hyn në histori kur zbulon dëmtimin e përhershëm të trurit të një futbollisti për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

Teksa xhironte filmin, i cili është i bazuar në një histori të vërtetë, e ka bërë Smith më të vetëdijshëm rreth rreziqeve që ka sporti, duke shprehur se pasi ka parë filmin, për të si prind ishte një eksperiencë e tmerrshme.

Top Channel