Ai është një nga figurat më të njohura publike në të gjithë botën, por ndoshta ende nuk e njihni aq mirë sa mendoni. Një ditë më parë Jose Mario Bergoglio mbushi plot 79 vjeç.

Quhet “Papa i njerëzve”, dhe ja disa kuriozitete për të.

Para së të hynte në seminarin e dioqezës së Villa Devoto, Papa i njohur si, Jose Mario Bergoglio, është diplomuar si teknolog kimik.

Nga 1964-1965 Papa ka mësuar letërsi dhe psikologji, në Santa Fe dhe një vit më pasë në Koelgjin Salvatore të Buenos Aires. Po jo vetëm kaq në 1986 ai ka marrë doktoraturën në teologji në Gjermani.

Pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, thuhet se morri vendin e dytë në konklavën papnore, por fituesi ishte Papa Benedikti XVI.

Papat zakonisht kanë një rezidenë të madhe, ashtu siç e kërkon tradita shekullore, por Papa Françesku ka marrë një apartament të thjeshtë me dy dhoma.

Papa Françesku i pëlqen të bëjë selfie, teksa buzëqesh me besimtarët, teksa pozon. Ndoshta kjo mund të jetë një sfidë për sigurinë e tij.

Është i vetmi Papë që ka qënë në kopertinën e revistës “Rolling Stones”.

Në nëntor është publikuar albumi Wake Up!, i cili përfshin himne të kënduara nga Papa dhe fjalime të tij në versionin pop-rock. E vështirë për tu besuar apo dëgjuar, por ja që ka ndodhur.

Që adoleshent, Papa kaloi një infeksion serioz, dhe i është nënshtruar operacionit për të hequr një mushkëri, nj proçedurë që në kohët e sotme mund të evitohet falë antibiotikëve të rinj.

Papa Françesku është Papa i parë të cilin revista prestigjioze “Time” në vitin 2013 e ka pasur në kopertinën e saj si “Personi i vitit”.

Top Channel