Hahn: Dekriminalizimi rrit integritetin e zyrtarëve publikë

18/12/2015 11:15

Eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn pret që ligji i dekriminalizimit i miratuar një ditë më parë në Kuvend, të forcojë sundimin e ligjit.

“Ky zhvillim pritet të forcojë sundimin e ligjit, të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të luftëoj korrupsionin por dhe të rrisë besimin e qytetarëve në funksionimin e shtetit dhe të institucioneve të tij”, shprehet Hahn në deklaratën e tij të posaaçme.

Duke mirëpritur paketën legjislative shprehet eurokomisioneri thotë se dialogu ndërpartiak është mënyra më e mirë për të realizuar reformat.

BE rithekson se Shqipëria po përballet me një numër të madh sfidash delikate të reformave, të cilat kërkojnë një dialog konstruktiv mes të gjitha partive politike. Progresi me axhendën e kësaj reforme është mjaft e rëndësishme që vendi të ecë përpara në rrugën e saj drejt integrimit europian, si dhe të garantojë më tej rrënjosjen e sundimit të ligjit”, përfundon deklarata e Hahn.

Top Channel