Bylykbashi: Shkatërruat pushtetin vendor. Ajo hartë do të griset!

17/12/2015 16:55

Partia Demokratike deklaroi se në rastin e parë që do t’i jepet, do të ndryshojë ndarjen administrativo-territoriale, e aplikuar në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Gjatë diskutimeve të projektligjit për vetëqeverisjen vendore, deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se me ndarjen e re është shkatërruar pushteti vendor dhe po shkatërrohen qarqet.

“Ajo hartë do të griset kur t’i vijë radha. Do të griset dhe do të bëhet një e re në konsultim me pushtetin vendor dhe qytetarët. Edi rama kryetar bashkie thoshte në atë kohë “të zhdukim njësitë bashkiake”. Ju po u hiqni mbledhjen e taksave për pushtetin vendor duke u vendosur një taksidar me synimin e vetëm për t’i bërë presion biznesit”, tha Bylykbashi.

Në emër të grupit parlamentar demokrat, Bylykbashi u ndal edhe tek nisma e qeverisë për rritjen e kontributeve për profesionet e lira. Ai tha se qeveria po quan taksa kontributet në kundërshtim me ligjin.

Top Channel