Taylor Swift, ditëlindje vetëm me të dashurin dhe nënën

15/12/2015 00:00

Taylor Swift është një vajzë vërtetë me fat. Këngëtarja, sapo ka mbushur 26 vjeç dhe i ka të gjitha, është e famshme, këngëtarja më e pasur në botë, ka një familje të mrekullueshme dhe një të dashur fantastik si Calvin Harris.

Taylor ka festuar së fundmi ditëlindjen, por ndryshe nga vitet e tjera, ku pjesë e festës ishin shumë personazhe VIP, këtë herë artistja ka dashur që në ditën e saj më të rëndësishme të ishte i pranishëm vetëm i dashuri i saj Harris dhe mamaja Andrea Swift.

Ata kanë organizuar një mbrëmje shumë të këndshme në një atmosferë të vërtetë festash. Mbrëmja është organizuar në Malibu, në rezidencën e mikut të tyre Jimmy Iovine, i cili është një producent i famshëm në SHBA.

Top Channel