Tom Holland dhe Zendaya blejnë vilën luksoze në Londër për 8.25 milionë, paguajnë “cash” dhe përfitojnë ulje prej…
Mediat sociale kanë disa cilësi pozitive, për të cilat jemi të gjithë mirënjohës, siç është për shembull marrja e menjëhershme e informacionit apo komunikimi me njerëz në çdo cep të botës. Megjithatë, sipas Ed Sheeran, Facebook, Instagram, Twitter etj. kanë një anë vërtetë shumë negative: na shkëpusin nga bota reale.
Artisti britanik u ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve të tij dhe jo vetëm që të minimizojnë përdorimin e rrjeteve sociale dhe të jetojnë jetën reale. Sheeran ka postuar një status në Instagram, ku ka njoftuar fansat se për disa kohë nuk do të përdorë më telefonin, email-et, apo rrjetet sociale.
Ai ka thënë se gjatë pesë viteve të fundit ka pasur një udhëtim të mahnitshëm, por e ka parë botën nëpërmjet ekranit të një celulari dhe jo me sytë e tij. Ndaj, Sheeran ka vendosur që në vazhdim të shohë me sytë e tij se çfarë ka humbur.
Top Channel