Ariana Grande, festë private me aktorët e “Victorious”

15/12/2015 19:15

Kasti i serialit të njohur komik “Victorious” është ribashkuar. Ariana Grande, së bashku me Victoria Justice dhe aktorët e tjerë, janë takuar përpara pushimeve dhe këtë ribashkim e kanë vërtetuar nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale.

Ata kanë bërë një festë Krishtlindjesh së bashku, ndërsa ajo që ka rënë më shumë në sy ishte veshja shumë specifike e aktorëve të “Victorious”. Të veshur me rroba festive, Victoria ka treguar se aktorët janë argëtuar shumë në këtë darkë të organizuar enkas për të shprehur mirënjohjen e tyre për kohët e bukura që kanë kaluar gjatë xhirimeve të “Victorious”.

Sipas saj, gjatë mbrëmjes kanë pirë verë, kanë ngrënë biskota dhe kanë parë disa nga seritë e “sit com”-it të famshëm.

Veç të tjerave, ata kanë njoftuar gjithashtu se sezoni i pestë i “Victorious” do të transmetohet në prill të vitit 2017.

Top Channel