Eva Longoria është fejuar!

14/12/2015 00:00

Aktorja ka bërë një lajmërim zyrtar në faqen e saj në Instagram, teksa ka postuar foto ku duket vërtetë e dashuruar me të fejuarin e saj, Jose Antonio Baston.

“Ummmmm kjo ndodhi….”, shkruan diçitura teksa si hashtag ka përdorur fejesën, Dubain dhe lumturinë.

Çifti puthet në shkretëtirë dhe një unazë e madhe duket në gishtin e saj, por nuk është diamant. 40-vjeçarja ka veshur një fustan të gjatë ngjyrë portokalli dhe një bizhu floriri.

Ata ishin në Dubai për Global Gift Foundation në Festivalin Ndërkombëtar të filmit 2015. Eva ka postuar një foto bashkë me Jose në rrjetin social para mbrëmjes gala, ku shkruan “Nuk ka fjalë për këtë hijeshi!”.

Sipas mediave, çifti është i lidhur prej dy vitesh. Më herët Eva ishte e martuar me basketbollistin Tony Park dhe aktorin Tyler Christopher.

Top Channel