Cilësia e ulët e karburanteve, Koka: Shkak madhor për ndotjen

14/12/2015 12:15

Lënda djegëse që qarkullon në vend është e një cilësie të ulët. Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se duhet të rritet kontrolli ndaj këtyre subjekteve dhe nuk duhet të lejohen në qarkullim automjetet e vjetëruara, të cilat nuk janë të pajisura as me katalizator.

“Ne jemi koshient, kemi problematik kryesisht me cilësinë e lëndës djegëse dhe kjo ngelet dhe një nga sfidat më kryesore, cilësia e lëndës djegëse dhe jetëgjatësia e mjetve që qarkullojnë në Shqipëri. Për këtë janë marrë masa konkrete që dhe në Shqipëri automjetet që do të qarkullojnë do të jenë ato që janë Euro5, si vendet e tjera të Europës. Euro 5 janë mjetet jo më shumë se 10-vjeçare. Mjetet e tjera që ndotin territorin shqiptar dhe kanë një moshë më të madhe se kaq, e kanë të mundur të pajisen me katalizatorë”, tha Koka.

Transporti i rënduar dhe karburantet e një cilësie të ulët janë pasqyruar edhe në matjet e zhvilluara në ajër nga Agjencia e Mjedisit.

“Pluhurat janë ato që janë në nivele shumë më të larta se Bashkimi Europian. Sigurisht kemi dhe çlirimin e gazrave qëvijnë nga djegia e lëndës djegëse të automjeteve, dhe ky nuk është në parametrat europianë”, tha Koka.

Klima ka nisur të ndryshoje, dhe objekti i liderëve botërore është që deri në vitin 2030, të ulen temperaturat me dy gradë celsius. Shqipëria nuk është një vënd që ndikon në rritjen e emëtimeve serrë, ndaj mund të përfitojë investime nga vendet e zhvilluara për shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.

Top Channel