
I njohur si një nga politikanët më të vjetër të vendit, Namik Dokle ka ardhur këtë herë pranë qytetarëve me romanin e tij të parë, të cilin zgjodhi ta promovojë në qytetin e Elbasanit.
“Vajzat e Mjegullës” vjen e përjetuar me syrin e një fëmije e më pas të adoleshentit. Në këtë roman vihen re nota autobiografike dhe ngjarjen e romanit zhvillohen në vendlindjen e autorit. Gjithçka rrotullohet rreth rëndësisë së vajzave dhe grave dhe mungesës që ato shkaktojnë në jetën e gjithsecilit.
Duke falenderuar Dokle që zgjodhi Elbasanin për të promovuar romanin e tij të parë, Kryetari i Bashkisë, Sejdini vlerësoi këtë zgjedhje të autorit për të qenë gjithmonë pranë qytetarit.
Promovimi i romanit të parë të Namik Dokles u bë në ambientet e bibliotekës publike “Qemal Baholli”, ku të pranishëm ishin “miq” të librit, shkrimtarë dhe miq të autorit.
Top Channel