Digitalb: Abonentët e Abcom, të konvertojnë abonimin aktiv të mbetur

13/12/2015 00:00

Kompania “DIGITALB” informon të gjithë abonentët e rrjetit kabllor “Abcom” se, mund të konvertojnë menjëhertë abonimin aktiv të mbetur, pranë dyqaneve ose pikave të tjera zyrtare të “DIGITALB”.

Gjithashtu, “DIGITALB” ofron për këta klientë edhe një ofertë specifike, që përfshin dekoderin “Flybox” + kartën “Smart”, me një çmim promocional prej 5.000 lekësh.

Kjo mundësi dhe kjo ofertë ekskluzive iu ofrohet abonentëve, të cilët në asnjë rast nuk duhet dhe nuk do të cënohen me ndërprerje shërbimi përpara afatit, si pasojë e prishjes në mënyrë të njëanshme të marrëveshjes nga ana e “Abcom sh.p.k”, për shitjen e paketave “DIGITALB”.

Gjithashtu ftohen të gjithë të interesuarit, që të bëhen pjesë e “DIGITALB”, duke kryer abonim në pikat zyrtare të kompanisë dhe abonim përmes partnerëve seriozë dhe të besueshëm, me të cilët “DIGITALB” ka marrëveshje. Jeni të mirëpritur në “DIGITALB”!

Top Channel