Bieber zbulon tatuazhin e 52-të

12/12/2015 00:00

Edhe pse është vetëm 21 vjeç, Bieber e ka mbushur trupin me tatuazhe. Së fundmi, ai ka treguar edhe tatuazhin e tij të 52-të përmes llogarisë së “Instagram”-it.

Ylli i popit, kësaj here si tatuazh ka zgjedhur krahët e një engjëlli të bëra mbrapa qafës së tij. Justin ka publikuar një fotografi ku shihet teksa qëndron përpara një pasqyre, i veshur me një kostum serioz dhe një këmishë të bardhë. Bashkëngjitur postimit të tij, këngëtari ka shkruar: “Tatuazh i ri”.

Tatuazhi i ri i Bieber ka një ngjashmëri të madhe me atë të David Beckham, të cilin e ka gjithashtu në qafë, ku shfaqen krahët e një engjëlli, por në mes ndodhet një kryq.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel