Kosovë, strategjia për zhvillimin ekonomik

11/12/2015 14:15

Qeveria e Kosovës është në prag të hartimit të strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik, e cila do përcaktojë prioritetet kyce për rritjen e përshpejtuar ekonomike.

Kryeministri Isa Mustafa, duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik tha se kjo strategji do të fokusohet në disa fusha themelore, si kapitali njerëzor, sundimi i ligjit, rritja e konkurrencës dhe infrastruktura.

Te kapitali njerëzor, masat e propozuara do të adresojnë çështje lidhur me arsimin parauniversitar, tha ai, ndërlidhjen midis arsimit të lartë dhe tregut të punës, përfshirjen e grupeve të margjinalizuara dhe potencialin e kapitalit njerëzor jashtë vendit.

“Përsa u përket masave për sundimin e ligjit nënkuptojmë përmirësimin e shërbimeve publike”, tha Mustafa, që nënvizoi nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit me BE-në, si nje arritje e madhe, që do u mundësojë bizneseve kosovare qasjen me një treg prej 500 milionë konsumatorësh.

Top Channel