Stoltenberg mbërrin në Tiranë. Takohet me Ramën

10/12/2015 11:05

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me nderime të larta.

Në Kryeministri ai është takuar me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Më vonë gjatë ditës, Rama dhe Stoltenberg do të mbajnë një konferencë shtypi të përbashkët.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nuk pritet të flasë mbi manifestimet, apo për çështje të politikës së brendshme në vend. Top Channel mëson se në fokus të vizitës së tij do të jenë rritja e buxhetit për mbrojtjen dhe iniciativa e qeverisë shqiptare për krijimin e një qëndre trajnimi rajonale për luftën kundër terrorizmit, e cila gjen mbështetjen e kësaj organizate ushtarake.

Top Channel