
Miranda Kerr është shfaqur mahnitëse në videon e revistës “Love” për promovimin e kalendarit të 2016-s.
Bukuroshja 32-vjeçare kërcen vetëm me të brendshme dhe me flokët lëshuar, duke vënë në pah “asetet” e saj.
Videot për ardhjen e kalendarit të 2016-s kanë filluar nga data 1 dhjetor, duke arritur gjysmë milion shikime brenda vetëm 48 orëve ku u paraqit Kendall Jenner e veshur si peshkaqen.
Ajo është pasuar nga mikja e ngushtë Gigi Hadid, Pamela Anderson, Irina Shayk, Caroline Flack dhe Immy Waterhouse në javën e parë të dhjetorit.
Kris Jenner bëri një paraqtije interesante në pishinë të hënën, ndërsa u pasua nga Emily Ratajkowski ditën e ardhshme.
Por, ende nuk keni parë asgjë, pasi deri në fund do të mund të ndiqni edhe videot e yjeve si Abbey Clancy, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Ashley Graham, Bella Hadid apo edhe Cara Delevingne.
Top Channel