E nominuara për Oscar, Abigail Breslin e cila morri famë në filmin e vitit 2006, “Little Miss Sunshine”, do të luajë rolin e Baby Houseman.
Kasti i aktorëve të tjerë nuk dihet ende, ndërsa emi i Breslin është bërë i ditur nga rrjeti televiziv amerikan, ABC. Spekulime të shumta ka mbi aktorin që do të zëvendësojë instruktorin Johnny,të luajtur nga Patrikc Swayze në filmin origjinal.
Ngjarjet vendosen në verën e 1963-shit, dhe “Dirty Dancing” është një histori dashurie e 17-vjeçares Baby me Johnny, mësuesin e saj të kërcimit.
Eleanor Bergstein, e cila ka shkruar dhe skenarin për filmin origjinal do të jetë në stafin e filmit të ri. Madje ajo ka qënë edhe në muzikalikn e suksesshëm të 2004, Dirty Dancing: The Classic Story on Stage.
Top Channel